‘Vendoseni Kosovën në hartë’, Vjosa Osmani i bashkohet fushatës ndaj Apple

85

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë pjesë e fushatës online, ku i kërkohet kompanisë “Apple” që të vendos emrin e Kosovës në aplikacionin “Apple Maps” dhe të caktohen qartë kufijtë me Serbinë

“E nderuar Apple, më 21 prill, ju lëshuat një deklaratë zyrtare për të informuar se shumë nga shërbimet tuaja më të dashura tashmë do të jenë të qasshme në 20 shtete më tepër, përfshirë Kosovën. Në mars, ju e bëtë Dua Lipën, super-yllin nga Kosova, imazh të listës A të popit në Apple Music”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ajo tutje ka thënë se aplikacionet e Apple janë zhvilluar në Kosovë, prandaj qartazi Kosova është pjesë e botës së Apple.

Kështu, Osmani ka kërkuar nga Apple që ta vendos Kosovën në hartat e saj.

“Shumë nga aplikacionet tuaja në App Store janë zhvilluar në Kosovë, me shumë tjera që do të zhvillohen pasi ju i bëtë shërbimet tuaja të qasshme këtu. Apple, Kosova është qartazi pjesë e botës tuaj, të sigurohemi që të kemi mundësi ta shohim atë edhe në hartën tuaj.