Rriten tensionet/ SHBA kap mat spiunin, mblidhte informacione për Kinën

299
Sigal

Një burrë nga Singapori e ka pranuar fajësinë duke rrëfyer se punon në SHBA si agjent i Kinës, incidenti më i fundit ky në një situatë përshkallëzimi të tensioneve mes Pekinit dhe Washingtonit. Jun Wei Yeo ishte akuzuar se e ka përdorur firmën e vet konsullore politike si “mbulesë” për të grumbulluar  informacione për inteligjencën kineze, thonë zyrtarët amerikanë.

Mësohet ndërkohë se studiuesja kineze që arriti të fshihej në konsullatën e Hjustonit, e që kërkohej pasi kishte fshehur lidhjet e saj me ushtrinë e Kinës, është vënë në pranga. Kina urdhëroi mbylljen e Konsullatës amerikane në Chengdu në shenjë hakmarrjeje për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të mbyllur brenda ditës së premte konsullatën e Kinës në Houston të Teksasit.

Ka gjithashtu thirrje për Pekinin në mediat kineze dhe në një anketim në Twitter që të “godasë më fort” duke mbyllur Konsullatën amerikane në Hong Kong, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se do të mbyllen konsullata të tjera kineze në Shtetet e Bashkuara. Analistët thonë se nëse mbylljet reciproke përshkallëzohen, marrëdhëniet SHBA-Kinë do të jenë në një spirale në rënie dhe se vetëm do të përkeqësohen.