Dogana e Kakavijës e mbyllur edhe pas 1 korrikut

525
Sigal

Edhe nesër kur data të shënojë 1 korrik, moment kur BE-ja ka deklaruar se do të hapë kufijtë, në doganën e Kakavijës portat nuk kanë për t’u çelur për kalimin e udhëtarëve shqiptarë drejt Greqisë.

Informacionet nga pala greke në Kakavijë, thonë se kryetari i Qarkut të Janinës, Aleksandros Kahrimanis, ka kërkuar prej zv/ministrit të Mbrojtjes Sociale, Nikos Hardalias që të anulojë për nesër çeljen e kufirit në Kakavijë, pasi infrastruktura nuk është gati në territorin grek.

Arsyeja kryesore për Karhrimanis është mungesa e tuneleve dezinfektues në pjesën greke të Kakavijë, ç’ka është e rekomandueshme dhe e domosdoshme në bazë të protokolleve anti Covid-19, të ndërmarrë nga qeveria greke me vendim të posacëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që do të hyjnë në territorin grek.