Vdekja e Bilbil Hasanit te burgu 313, Berisha zbulon detajet e vetëvrasjes

845
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e shtetasit shqiptar, Bilbil Hasanit, babai i katër fëmijëve që u vetëvar të premten e shkuar në burgun 313 në Tiranë, ku kishte 20 vite që trajtohej me kemp për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Berisha tregon se e shoqja ka shkuar për ta vizituar, por ka marrë lajmin e keq nga stafi i burgut.

Ish-kryeministri thotë se ai u arrestua për vjedhjen e 10 eurove, ndërsa shton se vrasësit serial dalin një e nga një prej qelive.

Reagimi i plotë i Berishës:

Bilbil Hasani vritet nga shteti!

Ai burgoset për 10 euro apo 12000 lek te vjetra ndërkohë serial killer dalin njeri pas tjetrit nga burgu!

Miq, burgjet e narkoshtetit jane strofulla torturash dhe vdekje per te varferit e Shqiperise!

Dy dite me pare e shoqja e Bilal Hasanit shkoi te takonte te shoqin ne burgun 313, i cili gjendej ne paraburgim qe nga dhjetori sepse kishte vedhur nje portofol me 10 euro pra 12 mij leke te vjetra. Bilbili, baba i kater femijeve, prej 20 vitesh ishte invalid me KEMP per shkak te problemeve me shëndetin mendor.

Zoja Hasani u njoftua nga personeli i Burgut se i shoqi kishte varur veten.

Me kete rast theksoj se gjate ketyre viteve jane bere dhjetra e dhjetra raste te njerezve te varfer qe ne burgjet e vendit ne rrethana te errta, me se shumti nga torturat fizike dhe psikologjike, kane gjetur vdekjen. Rasti me i fundit eshte vrasje e mirefillte shteterore se mbahej prej tre muajve ne paraburgim per 10 euro nje njeri me kartel klinike prej 20 vitesh per çrregullime mendore, nderkohe qe lirohen njeri pas tjetrit serial killer ose pronare te magazinave prej 15-20 tonesh etj etj

Te dashur miq, Bilbil Hasani është i burgosuri i fundit midis dhjetëra te burgosurve të tjerë që vetëvritet apo vritet ne burgjet skëterrë të Shqipërisë.

Duke shprehur ngushëllimet e mia me te sinqerta familjes se Bilbilit te ndjere, dënoj me ashpërsinë me te madhe torturat shtazore fizike dhe psikoligjike qe ushtrohet ndaj te burgosurve te varfer ne burgjet e narkoshtetit te Edvin Mafise.

Ju bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve sketerre te Shqiperise dhe te konsiderojne aplikimin e nenit 4 te Konventes nderkombetare kunder Tortures dhe sanksionet e merituara per rregjimin e Edvin Mafise.