Vdekja e 3-vjeçares në Elbasan, hetuesit marrin në pyetje mjekët

191
Sigal

Vdekja e një 3-vjeçareje ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ka ngritur në këmbë hetuesit, të cilët për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kanë marrë në pyetje disa mjekë dhe një mjeke turni, në momentin kur fëmija është paraqitur në spital.

Hetuesit janë përqendruar që tek dokumentimi i vizitës dhe mjekimi i parë që i është dhënë familjarëve për 3-vjeçaren.

Po ashtu, po shikohet me vëmendje edhe zbatimi i protokollit mjekësore, që nga momenti i parë kur e vogla është paraqitur në urgjencën e qytetit.

Mjekët u shprehën se shkak i vdekjes së 3-vjeçares ishte Pneumonia bilaterale Insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake, megjithatë ekspertët janë në pritje të daljes së ekspertizës përfundimtare, e cila pritet të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes së të voglës.

3-vjeçarja që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në spitalin e Elbasanit ishte paraqitur atje në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Sipas mjekëve, e mitura u paraqit me një nivel oksigjeni 46, gjë e cila ka bërë që të mos mund të shpëtojë.

Pas ekspertizës është konstatuar edhe shkaku i vdekjes së fëmijës, i cili është pneumonia bilaterale dhe insuficenca kardiorespiratore.

Mësohet se ky është edhe shkaku se përse fëmija është paraqitur në spital me një nivel oksigjeni tepër të ulët.

Më herët, babai i vajzës tha për mediat para ambienteve të spitalit se e mitura kishte 8-9 ditë sëmurë dhe pas vizitës mjeku i kishte thënë se bëhej fjalë për një virozë.

Ai tha se e kishin sjellë vajzën me buzë të nxirë në spital.