Vajza nga Kuçova denoncon babain për përdhunim

480
Një vajzë në Kuçovë ka shkuar në ambientet e policisë dhe ka denoncuar babain e saj për përdhunim.
Mësohet se e mitura me iniciale R.Ç ka vajtur ditën e sotme në polici ku ka thënë se i ati ka abuzuar seksualisht me të.
Pasi ka bërë denoncimin, vajza ka vajtur në shtëpi, por kjo ka bërë që blutë të dyshojnë në vërtetësinë e kallëzimit.
Por, më vonë është zbuluar se vajza ishte me probleme mendore dhe kjo ka vënë në dyshim denoncimin e saj.
Po vijojnë hetimet për të zbuluar sesi qëndron e vërteta e këtij rasti.
Sigal