Urdhëri i qeverisë për bizneset e mëdha ushqimore: Siguroni rezerva për një periudhë 3 mujore

583
Sigal

Qeveria kërkon nga të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore dhe produkte të tjera, me shumicë të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë për një periudhë 3-mujore.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare në rastet se mallrat nuk janë shitur deri në përfundim të periudhës së epidemisë, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, sipas faturës me të cilën këto mallra janë blerë.

Përveç kësaj, të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë barna/pajisje mjekësore dhe subjektet që ofrojnë shërbime shëndetësore, të jenë në gatishmëri dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizime me barna dhe pajisje mjekësore dhe për të ofruar shërbime shëndetësore të nevojshme.

Në të kundërt, këto kompani do të gjobiten me 5 000 000 lekë dhe me përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.”