UMSH aktivitet për pavarësinë e Kosovës dhe heronjtë që sakrifikuan jetën kundër barbarizmave serbe të Millosheviçit

163
Sigal

Universiteti Mesdhetar është i njohur në Shqipëri për cilësinë në arsim, por edhe vëmendjen e veçantë që i kushton realitetit shoqëror dhe atdhetar. Në këtë kuadër me  rastin e 15-vjetorit të ditës së shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ambientet e UMSH, Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Humane, nën kujdesin Prof. Ksenofon Krisafi  organizoi një takim me lekoren shqiptare pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Oxford-it, Dr. Rudina Jasini. Njëkohësisht studiuese dhe anëtare e grupit të avokatëve që mbrojnë Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë të Holandës, ish-drejtuesit e UÇK të akuzuar për vepra të caktuara penale.

Emri i Rudina Jasinit, ka nisur të lakohet fillimisht në Universitetin e Tiranës, ku ka kryer studimet , pastaj në specializimet e kryera  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Britaninë e madhe, Holandë dhe ka shërbyer në vende të ndryshmë të botës.

Ajo foli pikërisht për çështjet që kanë të bëjnë me juridiksionin, kompetencat e Gjykatës  Ndërkombëtare Penale, duke u ndalur dhe te  Dhomat e Specializuara për Kosovën, selia e të cilave ndodhet në Hagë të Holandës.

Dr. Jasini tregoi se si janë se si janë të rregulluar këto çështje sipas të drejtës ndërkombëtare, si është vepruar në praktikën e shteteve të ndryshme, çfarë ofron realiteti i ditëve tona për sa i përket ndëshkimit të këtyre njerëzve që akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në këtë mënyrë hapi horizont për një bisedë interesante, që u zhvillua më pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve , Prof. Ksenofon Krisafi, zëvendësrektoren Prof. Greta Angeli, zv, dekanen Dr. Luljeta Kodra , prorektorin Prof. Arben Cici , Dr. Arben Prifti dhe Dr. Skender Buçpapaj të pranishëm në këtë ligjëratë, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre lidhur me temat e diskutimit.   Gjatë aktivitetit doli në pah, që ka një asimetri të dukshme midis trajtimit që bëhet nga faktori ndërkombëtar i kriminelëve serb të luftës dhe njerëzve të akuzuar për teprime që eventualisht mund të kenë ndodhur gjatë luftës çlirimtare të Kosovës kundër pushtuesve serb. Ishte interesant fakti që disa studentë e vunë në dukje këtë fenomen dhe shprehën një lloj pakënaqësie, që si ishte e mundur që faktori ndërkombëtar, ndaj të cilit ne shqiptarët jemi gjithmonë ‘borxhli’, sepse ata ndikuan që në Kosovë të vinte kjo ditë, ku festojmë tashmë 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në sajë të ndikimit të tyre, u bë e mundur që UÇK në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e Shqipërisë të çlironte Kosovën nga zgjedha serbe.

Pikërisht ky faktor në pamje të parë sot duket sikur anon disi, dhe jo në krahë të shqiptarëve, por në krah të serbëve, sepse gjatë diskutimeve u parashtruan detaje si; maksimumi i dënimit të  shqiptuar nga Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës për ish-Jugosllavinë, për të akuzuarit serb maksimumi ishte 8 vjet , përgjithësisht dënimi ka variuar në 2,3 deri në 8 vjet që ishte maksimumi. Ndërsa për këta njerëz, të cilët mbrojtën vendin dhe u përpoqën ta çlironin Atheun nga të huajt, maksimumi që flitet deri tani është deri në 27 vjet për një luftëtar të zakonshëm të UÇK. Natyrshëm do shtrohej pyetja, po më ato që kanë qenë në postit e  komandantit  çdo bëhet?

Nuk mbeti pa u përmendur se paradoksialisht dita e shënuar e pavarësisë i gjeti drejtuesit kryesor të luftës që solli lirinë e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në dhomat e paraburgimit, nën akuza që një opinion i gjerë në Kosovë i konsideron absurd dhe të fabrikuara nga,  pushtuesi serb si një simetri fiktive të agresionit të tij dhe krimeve të padëgjuara që kreu ndaj kosovarëve.

Mes diskutimeve konstruktive, shtrimit të pikëpamjeve akademike dhe pikëpyetjeve të studentëve më aktiv të juridikut, si Abel Brausha dhe Marlind Mezini, u përmbyll dhe një tjetër aktivitet që pason mësimdhënien dhe interaktivitetin në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.