Ulja e temperaturave – disa akse të veriut përfshihen nga ngricat dhe reshjet e borës

502
Sigal

Ashtu siç ishte parashikuar, dita e sotme po shoqërohet nga ulje të temperaturave, ndërsa në disa zona veriore ka pasur ngrica dhe reshje dëborë gjatë natës.

Konkretisht në akset Pukë-Fushë arrëz, Qafë Mali-Bajrami Curri ka pasur ngrica, po ashtu edhe në Fushë-Arrëz-Kukës dhe Fushë-Arrëz-Gjegjan. Ndërkohë, ngrica dhe prezencë dëbore ka dhe në rrugën e Iballës, ndërsa në Kukës dëbora në zonat malore shkon nga 10-20 centimetra.

Raportohet se në “Rrugën e Kombit” dëbora arrin në 4 cm. Probleme me ngricën dhe reshjet e borës ka dhe në Bulqizë dhe aksin Bulqizë-Peshkopi dhe Qafë e Buallit-Krastë.