U vetëvra në qelinë e Peqinit, zbulohet identiteti i viktimës

501
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit pasi burime shpjegojnë se se një i dënuar ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Fatmir Veliajn dhe dyshohet se ka kryer vetëvarje në qelinë e tij

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme ndërsa burime bëjnë me dije se në momentin kur i ndërruari ka qenë në momentet e fundit të jetës nuk ka pasur mjek pranë.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë reagim të Policisë, Drejtorisë së Burgjeve apo institucioni të burgut në Peqin për ngjarjen.

Vetëm pak kohë më parë në të njëjtin burg është gjetur i pajetë, Andon Mëhillaj, i dënuar me burgim të përjetshëm akuzuar si pjesë e bandës së tritolit.