U tha se i shpërtheu gazi, dyshime të tjera për vdekjen e 50-vjeçarit në Vlorë

52
Sigal

Vdekja e 50-vjeçarit Durmish Gllucaj sot në fshatin Gjorm të Vlorë, fillimisht u dyshua se ka ardhur nga shpërthimi i një bombole gazi, por tashmë që policia ka nisur hetimet, ka dyshime se ai mund të jetë vrarë nga një lëndë plasëse.

Sipas burimeve nga Policia dhe grupi hetimor, lënda plasëse ka qenë në oborr dhe tashmë po hetohet se për çfarë llok eksplozivi bëhet fjalë, për ndonjë granatë të vjetër apo nëse i ndjeri i kishte fshehur vetë në oborr.

Sipas informacioneve paraprake, policia është njoftuar nga fqinji i viktimës për shpërthimin. 50-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

“Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombol gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital”, thuhej në njoftimin e policisë.