Ministrja Kushi uron notarët: Kthehuni si rekordmenë!

50
Sigal

Ministrja e Arsimit dhe Sportit takim me 4 notarët shqiptarë që do shkojnë në Kampionatin Botëror të notit për të Rinj. Flasin Ministrja Evis Kushi, Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku dhe trajneri i Kombëtares: Në Botëror po paraqitemi me 4 notarë ekselent

NOT/ Katër notarë shqiptarë shkojnë në Kampionatin Botëror për të Rinj. Flasin Ministrja Evis Kushi, Presidenti FSHN-së Agim Çiraku dhe trajneri i Kombëtares

Ministrja Kushi uron notarët: Kthehuni si rekordmenë!

Nga Agron Kaja

Interesimi dhe angazhimi i Ministres së Arsimit e Sportit, Evis Kushi, për ecurinë e notit shqiptar, këtë herë duket sa real, aq edhe i sinqertë. Në prag të nisjes së Kampionatit Botëror të Notit për të Rinj që do të zhvillohet në Izrael në datat 4-9 shtator 2023, ministrja ka pritur ekipin përfaqësues të Shqipërisë në këtë event. Në këtë takim, sa miqësor aq edhe sportiv, ajo i inkurajoi notarët që të japin më të mirën e tyre, njëherësh që të kthehen me rezultate të larta nga ky botëror. “Një fillim i mbarë i ditës me notarët e rinj të talentuar, Julia, Kaltra, Greisi dhe Endi, të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Notit për të rinj që do të zhvillohet në Netanya të Izraelit, në datat 4-9 shtator 2023, në të cilin marrin pjesë mbi 600 notarë nga e gjithë bota. Kam kënaqësinë që i pres sot si ajka e notit shqiptar. Të gjithë jemi krenarë, dhe jo vetëm si ministre, por edhe në emër të të gjithë shqiptarëve, jam besimplotë se ju do na nderoni në Botëror. Kthehuni si rekodmenë, kështu do ju presim, me suksese dhe medalje”, kështu e nisi bisedën e saj Ministrja e Arsimit e Sportit, Evis Kushi, në takimin me ekipin tonë kombëtar të notit për të rinj.

Një fillim i mbarë i ditës me notarët e rinj të talentuar, Julia, Kaltra, Greisi dhe Endi, të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Notit për të rinj, që do të zhvillohet në Netanya të Izraelit. Ju presim si rekordmenë.

Në fokusin e saj, zonja Kushi u tregoi notarëve dhe drejtuesve të tyre se ecuria në rritje e notit shqiptar duhet ti bëjë ata edhe më krenarë, por edhe më kërkues për rezultatet që arrijnë. Sipas saj, ky Botëror është një moment për të treguar se edhe noti në Shqipëri është një sport që ka marrë angazhim nga të gjitha moshat. “Nën flamurin kuqezi, ju atje në Botëror do të tregoni edhe vlerat e notit shqiptar. Sepse edhe këtu në vendin tonë, sporti i notit ka një angazhim nga të gjitha moshat, dhe këtë unë e quaj një sukses tuajin, të Federatës Shqiptare të Notit, por edhe të emancipimit sportiv të të gjithë shoqërisë shqiptare”. Ndërkohë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, duke qenë i pranishëm në këtë takim, ai shprehu falenderimet për interesimin e Ministres Evis Kushi, duke e quajtur këtë takim të parë si një moment shtysë për rezultate të larta në Botëror. “Ne si federatë ju falenderojmë për këtë interesim e respekt që po tregoni, të cilin e shohim së pari te investimet që ju bëni për notin shqiptar dhe fondet në rritje. Juve jeni nga të parat ministre që prisni një ekip kombëtar të notit, dhe këtë ne e mendojmë si vlerësim, e shpresojmë që ky takim t’i motivojë notarët tanë që të kthehen me rekorde”.

Agim Çiraku: Në Botëror, me notarë ekselentë

 Ndërkohë që stina e verës është duke u mbyllur, notarët shqiptarë po e çelin sezonin e tyre duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Notit për të Rinj, i cili do të zhvllohet në qytetin Netanya të Izraelit, në datat 4 e deri më 9 shtator 2023. Kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet me katër notarë, dy meshkuj dhe dy femra, dhe për këtë pjesëmarrje, Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, shpreson se garuesit tanë nuk do t’i ndahen rekordeve kombëtare. Kam shumë shpresë se rekordet kombëtare do na përfaqësojnë me dinjitet në Botëror, ndërsa jam shumë i vlerësuar nga takimi që Minstrja Evis Kushi zhvilloi me ekipin tonë që do garojë në Izrael”.

NOTARËT GARUES NË KAMPIONATIN BOTËROR

 

JULIA XHAKO

GARAT

Në 50 m stil i lirë, në 100 m stil i lirë, 50m shpinë, 50 m bretkosë dhe 50 m flutur

 

KALTRA MEÇA

GARAT                   

Do të marrë pjesë në garat 200 m stil i lirë, në 400 m stil i lirë dhe në 800 m stil i lirë

 

GREISI KOXHAKU

GARAT

Do garojë në 50 m stil i lirë, 100 m stil i lirë, 50 m shpinë, 100 m shpinë, 50 m flutur, 100 m flutur

 

ENDI KOLA

GARAT

Do garojë në 100 m stil i lirë, në 50 m flutur, në 100 m flutur dhe në 200 m flutur

Trajneri Fetishi: Greisi Koxhaku në 16 më të mirët në Botë

Nga Agron Kaja

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Notit për të Rinj, Arjan Fetishi, tregon për gazetën “Telegraf” se përgatitjet e notarëve për këtë veprimtari ka më shumë se tre muaj që kanë nisur. Sipas tij, edhe Federata Shqiptare e Notit ka treguar interes e seriozitet në këto përgatitje, e duke i bashkuar me ato të notarëve, Fetishi shikon në këtë event se rruga e rekordeve do të jetë e hapur. “Kjo veprimtari ishte në kalendarin e Organizatës më të madhe Botërore të Notit, Ëorld Aquatics Junior Sëimming Championships Netanya 23. Nga ana e FSHN-së ka tre muaj që po bëhen përgatitje perfekte, gjë e cila e ka lehtësuar punën stërvitore të notarëve. Çdo notar është përgatitur te skuadra e tij dhe të katërt janë më të mirët në Shqipëri. Unë si trajner i Tiranës kam përgatitur notarët Greisi Koxhakun dhe Julia Xhako, dhe të dy janë përgatitur në vazhdimësi te pishina verore “Tagan”, ku kanë arritur kohë të mira në garat që do zhvillojnë”, kështu theksoi fillimisht në këtë bisedë trajneri i Kombëtares shqiptare të Notit për të Rinj, Arjan Fetishi. Duke qenë se notarët shqiptarë në çdo veprimtari ndërkombëtare nuk u janë ndarë rekordeve kombëtare, edhe në këtë botëror trajneri Fetishi premton se rekordet do jenë të pranishëm. Madje ai veçon Greisi Koxhakun, duke qenë se e trajnon edhe te ekipi i Tiranës. “Të gjithë notarët tanë që do të garojnë në Izrael, gjatë përgatitjeve që kanë bërë kanë arritur kohë të mira. Këto na japin garancinë që të thyejnë rekorde kombëtare, por edhe të përmirësojnë kohët e tyre në të gjitha garat ku do të marrin pjesë. Kam shumë besim se notari Greisi Koxhaku do sjellë disa rekorde të reja kombëtare. Ai është tre herë notar më i mirë i Shqipërisë për të Rinj dhe të Rritur gjatë vitit 2023, dhe sipas statistikave që kemi parë, pritet që të hyjë në 16 notarët më të mirë në Botë. Renditje kjo që në historikun e notit shqiptar nuk ka ndodhur. Ndërsa Julja Xhako do përmirësojë disa rezultate personale, pse jo edhe rekorde kombëtare”. Botërori do t’i zhvillojë garat nga data 4 e deri më 9 shtator 2023 në qytetin Netanya të Izraelit. Në pishinën Olimpike “Ëingate Institute” do marrin pjesë 600 notarë nga 100 federata kombëtare. Nga Shqipëria marrin pjesë notarët: Julia Xhako, Kaltra Meça, Greisi Koxhaku dhe Endi Kola.

Kam shumë besim se notari Greisi Koxhaku do sjellë disa rekorde të reja kombëtare. Sipas statistikave që kemi parë, ai pritet që të hyjë në 16 notarët më të mirë në Botë.

HISTORIA E BOTËRORIT

 Garat e Kampionatit Botëror të Notit për të Rinj, kanë nisur që nga viti 2006, të cilat janë zhvilluar në Rio de Zhaneiro të Brazilit. Dy vite më pas, në 2008-ën, ky event botëror është zhvilluar në Monterrey të Meksikës. Në vitin 2011 u zhvillua në Lima të Perusë dhe tre vite më pas, 2013, ky botëror u zhvillua në Dubai. Në vitin 2015 në Singapor, për të shkuar në Indianapolis të SHBA-ve në vitin 2017. Në Europë u kthye në vitin 2019, në Budapest të Hungarisë, ndërkohë që Botërori më i fundit i Notit për të Rinj u zhvillua në Lima të Perusë, në vitin 2022. Ky është Kampionati i 9-të Botëror për të Rinj, në të cilin do marrin pjesë katër notarë shqiptarë, dy meshkuj dhe dy femra.