U shtuan 100 mijë të infektuar për 4 ditë, OBSH: Pandemia po përparon

342
Sigal

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së tha se pandemia e koronavirusit është duke u përshpejtuar në përhapje.

Për të ilusturuar se sa ka përparuar ajo ai tregoi se sa ditë i janë dashur virusit të kalojë nga 100 mijë infektime në 300 mijë.

“U deshën 67 ditë për të arritur në njëqind mijë infeksionet e para, njëmbëdhjetë ditë për 200 mijë dhe katër ditë për 300 mijë”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër OKB bëri thirrje për një armëpushim mbarëbotëror.

“Furia e koronavirusit tregon çmendurinë e luftës. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj një armëpushim global dhe të menjëhershëm në të gjithë cepat e botës. Është koha për të ndaluar konfliktet e armatosura dhe të përqendrohemi në luftën e vërtetë të jetëve tona. Palëve në luftë iu them: tërhiquni nga armiqësitë”, tha sekretari i përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. “Të mos harrojmë se në vendet e shkatërruara nga lufta, sistemet shëndetësore janë shembur”, shtoi ai.