U plagosën nga shpërthimi i bombolës, katër anëtarët e familjes Gjoka nisen në Itali për t’u kuruar

199
Sigal

Katër anëtarët e familjes Gjoka që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë janë nisur për në Itali për të vijuar kurimin.

Nëna me tre fëmijët pësuan djegie nga shpërthimi i zjarrit në hotel dhe dërgimi për në Itali u pa i domosdoshëm për shkak të gjendjes së rënduar.

Shpërthimi i gazit nga bombolat shkrumboi hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, duke plagosur katër pjesëtarë të familjes dhe gjendja shëndetësore e tyre vijon të jetë tejet kritike.

Më e komplikuar, është situata për dy vajzen e vogl të familjes të moshës 15 dhe djalit 12 vjeç.

Situata pak më e mirë, por jo jashtë rrezikut, paraqitet për nënën 40-vjeçare dhe vajzën e madhe, 19-vjeçare.