U plagos me armë zjarri në Shkodër, ky është i riu nga Kurbini që i mbijetoi atentatit (EMRI)

238
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme, dyshohet në qytetin e Shkodrës ku është plagosur një 34-vjecar.

Bëhet fjalë për Vincens Pirolin, i riu nga Kurbini i cili është dërguar fillimisht në spitalin e Lezhës, por më pas është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga informacionet paraprake që vijnë nga burimet, personi në fjalë dyshohet të jetë plagosur në Shkodër, por kjo nuk është e konfirmuar ende.

NJOFTIMI

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.