U përfol se po i futej politikës, reagon Bleona Qereti: Besnikëria ime është ndaj…

155
Sigal

Gjatë ditës së sotme (e premte) janë zbuluar emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së në Kuvendin e Sali Berishës.

U raportua se një nga emrat e mundshëm të përmendur në këtë listë është edhe ai i këngëtares shqiptare, Bleona Qereti.

Megjithatë, kjo e fundit përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka mohuar se po i futet rrugës së politikës.
Ajo tha se e vlerëson lartë kontributin në vendin e saj, por që nëse në të ardhmen mendon t’i futet rrugës së politikës, do ta bëjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo në vendin e saj.

“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetar amerikan! Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit tim! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Qereti në Instagram.