Përplasja me armë në Kallmet, lihen në burg Besnik Simoni dhe Altin Marku

292
Sigal

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për kreun e njësisë administrative Kallmet, Besnik Simoni dhe 41-vjeçarin Altin Marku.

Seanca u zhvillua me spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra nga përplasja me armë ditën e premte në Kallmet.

Gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesën e prokrurorit Françesk Ganaj që ata të qëndrojne në burg.

Sipas policisë, përplasja me armë mes tyre ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Të dy do të ndiqen penalisht për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka sekuestruar 1 pistoletë, me një krehër me 6 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga Altin Marku, si dhe dy automjete. Arma tjetër e përdorur në konflikt nuk është gjetur ende.