Del nga Trauma Nuredin Dumani, ku po e transferojnë

200
Sigal

Nën masa të rrepta sigurie Nuredin Dumani është transferuar nga spitali i Traumës në spitalin e Burgut në QSUT. Kanë qenë dy grupe të FNSH që kanë bërë transportimin e Dumanit rreth orës 18:35.

Në spitalin e Traumës në Tiranë prej ditësh, Nuredin Dumani është njohur këtë të shtunë me masën e tretë të sigurisë. Gjykata e Elbasanit i ka komunikuar “arrestin në burg” për ngjarjen e 17 shtatorit të 2020, në një lokal në Bradashesh. Dumani akuzohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela.