Efektivë të Policisë Rrugore, kryesisht femrat vijojnë ende sensibilizimin “Ti je Heroi Ynë”

461
Sigal

Vijon ende fushata sensibilizuese për të kontribuar
në ndihmë të fëmijëve të sëmurë të punonjësve të Policisë së Shtetit që për fat
të keq janë me qindra.

Efektivë të Policisë Rrugore, kryesisht femra gjatë
ditës së sotme kanë shpërndarë CD falas të përgatitura nga DJ më të mirë në
vend, të cilët i janë bashkuar kësaj fushate. Në fotot e publikuara nga Policia
e Shtetit shihet teksa policet ndalojnë shoferët, kryesisht ata me makina të
shtrenjta dhe iu ofrojnë CD-të me muzikë.

CD përmbajnë edhe mënyrat se si mund të kontribuohet
për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve të sëmurë, duke dhënë edhe numrin e
llogarisë në Raiffeisen Bank
AL 28202110370000000001255744 Lekë
AL 13202110370000000011255744 Euro
Swift code SGSBALTX

Po kështu të gjithë ata që duan të kontribuojnë për
këta fëmijë dhe në ndihmë të fushatës “Ti je Heroi Ynë” mund të dërgojnë një
SMS në nr 50100 me tekst “Ti je heroi im”.