Është gjetur trupi i pajetë i 18-vjeçarit Anri Kashiku, i cili u fut në det për të shpëtuar dy të mitur por u mbyt vetë.
Policia njofton se është gjetur trupi i tij nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa dy të miturit kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin Anri Kashiku, rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.