U fut brenda magazinës së përfshirë nga zjarri për të shpëtuar punonjësit, ende nuk është gjetur 33-vjeçari

195
Sigal

Edhe pse kanë kaluar dy ditë, ende nuk është gjetur shefi i rojeve të sigurisë në magazinën që u përfshi nga zjarri tek një qendër tregtare.

Arjan Sala 33-vjeç, mbeti i bllokuar në magazinë pasi ishte futur për të shpëtuar punonjësit e tjerë duke u munduar që të shuante flakët.

Mbrëmjen e djeshme në ndihmë të forcave zjarrfikëse ka shkuar edhe ushtria.

Përgjatë magazinës janë hapur disa vrima, në mënyrë që të largohet tymi, por ende nuk është mundur që të ndërhyhet brenda saj për të kërkuar për 33-vjeçarin.