Celibashi: Verifikimi elektronik  në zgjedhjet e 25 prillit, pengon votimin e dyfishtë!

205
Sigal

Drejtuesi i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaron se verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021. Kreu i KQZ publikon një video ku tregohet se si do të verifikohen votuesit, teksa paralajmëron se pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë. “Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021! Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë. Ndiqni videon! zgjedhjet NË Shqipëri 2021 25 prill 2021 KQZ, – deklaroi  drejtuesi i KQZ-së Ilirjan Celibashi.