U dyshua për bombë me telefon, policia zbulon çfarë u gjet pranë ”Brrylit”, priten ekspertët antieksploziv të RENEA-s

167
Sigal

Policia ka dhënë informacionin paraprak në lidhje me një send të dyshimtë që u gjet sot në rrugën ‘Martin Camaj’ e njohur ndryshe dhe si zona e Brrylit.

Sipas policisë sendi i dyshimtë është i ngjashëm me një radio që përdoret nga punonjësit e policisë private, e megjithatë pritet mbërritja e ekspertëve antieksploziv të RENEA për të bërë këqyrje më të detajuar të objektit.

Policia ka rrethuar zonën në fjalë, për shkak se në afërsi ndodhet dhe një shkollë 9-vjeçare.

Deri në sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e shpërthimit të kontrolluar zona do të vijojë të qëndrojë e rrethuar nga punonjësit e policisë.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar policinë në lidhje me këtë objekt të dyshimtë, dhe policia për shkak se kemi të bëjmë me një zonë mjaft të populluar, ka vlerësuar maksimalisht situatën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.