U arrestua sot, kush është Tahir Brahimi, mik i ngushtë me ‘të fortin” e Lazaratit

502
Sigal

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një aksion blic në fshatin Lazarat, për personat e shpallur në kërkim për drogë.

Nga policia janë arrestuar Tahir Brahimi, Ago Rabaj, Çoman Rabaj dhe Blerim Rabaj.

Kush është Tahir Brahimi?

Tahir Brahimi, njëri prej të arrestuarve, është miku i Bako Buzheri, një person me rrezikshmëri të lartë kriminale, i arrestuar tre vite më parë nga Policia pasi morri peng një person dhe për trafikim droge.

Gjatë aksionit të Policisë më 2016, të dy të sipërpërmendurit goditën me grushte dy efektivët, duke bërë rezistencë.

Pas një goditje në ajër është bërë dhe neutralizimi i tyre, por në këtë moment i riu nga Lazarati ka nxjerrë nga xhepi një sasi hashashi dhe e ka futur në gojë duke e gëlltitur.

Bako Buzheri, ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me 21 vite burg për pengmarrje e gjobëvënie, por është lënë i lirë duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë.

Ngjarja për të cilën akuzohej ai ka ndodhur më 4 mars të vitit 2012 në Gjirokastër, ku sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, kanë marrë peng Erges Shelen, që e akuzonin se u kishte vjedhur drogën.