Turqi/ Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve, brenda 24 orëve ndërruan jetë 115 persona

324
Sigal

Numri i të infektuarve dhe viktimave ka pësuar një rritje të lehtë, në krahasim me ditën e djeshme në Turqi.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 4281 raste të reja me koronavirus, ndryshe nga dje kur u shënuar 4062, duke e çuar numrin total në 69,392.

Edhe numri i viktimave ka pësuar gjithashtu rritje. Nga 107 që u regjistruan në 24 orët e djeshme, sot kanë humbur jetën 115 persona, duke e çuar numrin  e përgjithshëm të viktimave në 1,518

Kurse numri i të shëruarve llogaritet 5,674.