Turizmi në kaos / Denocimi: Spilleja mbi 2 mijë banorë, Kumbaro i ka lënë qytetarëve një plazh publik që merr vetëm 15 çadra

93
Sigal

Në Shqipëri, i gjithë bregdeti është i zaptuar nga bizneset që sa vijnë e shtojnë çadrat e shezlongët e tyre, e të gjesh një plazh publik është luks.

Por, edhe kur e gjen, shteti thjesht është tallur me ty pasi as plazh nuk mund të konsiderohet.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të tillë në plazhin e Spillesë. Ai thotë se edhe pse Spilleja ka mbi 2 mijë banorë, plazhi publik që iu ka caktuar shteti është një turp i madh.

Kjo pasi hapësira është shumë e vogël, ku mezi mund të vendosen 15 çadra, ndërkohë që banorë janë më shumë. Ai thotë se për aq banorë sa ka Spilleja, minimuni i hapësirës së plazhit duhet të ishte 50 metra gjerësia, por kjo nuk ndodh.

Edhe në hartën e mëposhtme mund të shihet qartë se hapësira e plazhit publik që kanë qytetarët është mjaft e vogël dhe nuk mjafton për banorët e zonës e jo më të tjerë që duan të vizitojnë Spillenë dhe ‘plazhin publik’ të saj.