Turisti anglez 21 vjeçar bie nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi

194
Sigal

Një turist anglez, 21 vjeçar me inicialet Z.C ka rënë nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Dhërmi. Fatmirësisht, rënia nuk rezultoi fatale për 21 vjeçarin i cili po trajtohet në spitalin e Himarës.

Njoftimi i Plotë:

Dhërmi/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur.

Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.