Sigal

Zjarri që ka rënë dje në Dragobi nuk është shuar ende.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjesh mbi lagjen Sokolaj.

Sipas banorëve të zonës, deri tani janë djegur rreth shtatë hektarë pyje.

Era po e favorizon më shumë përhapjen e vatrave, ndërkohë që punonjës të zjarrfikëses në Kukës po punojnë për të shuar flakët.