Koronavirusi, OBSH-ja vendos sot nëse kemi të bëjmë me emergjencë globale

368
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton sot nëse këmi të bëjmë apo jo  më një emergjencë globale shëndëtsore për shpërthimin e koronavirusit që tashmë ka vrarë 170 njerëz.

OBSH-ja tha javën e kaluar se shpërthimi nuk e plotësonte pragun, por kjo ishte para se numri i rasteve të konfirmuara të rritej në 7.711, duke përfshirë më shumë se 1.700 raste të reja të mërkurën.

“Rritja e vazhdueshme e rasteve dhe dëshmitë e transmetimit nga njeriu te njeriu jashtë Kinës janë, natyrisht, thellësisht shqetësuese,” u tha Tedros Adhanom Ghebreyesus gazetarëve në selinë e OBSH në Gjenevë të mërkurën, një ditë pasi ai vizitoi Pekinin. “Megjithëse numri i rasteve jashtë Kinës është relativisht i vogël, ato kanë potencialin e një shpërthimi shumë më të madh.”

Disa vende kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Ëuhan – qyteti kinez në epiqendrën e shpërthimit. Linjat ajrore ndërkombëtare kanë pezulluar fluturimet direkte për në Kinë.

Tedros tha se 99% e të gjitha rasteve të konfirmuara janë në Kinë. Pesëmbëdhjetë vende të tjera kanë konfirmuar 68 raste. Të gjitha, përveç një nga 170 vdekjet kanë ndodhur në Ëuhan dhe në provincën Hubei.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit tani e tejkalon ato të epidemisë SARS 2002-03 që vrau 800 njerëz në të gjithë botën. Tedros vlerësoi përgjigjen e Pekinit për situatën.

“Përpjekjet e Kinës për të kufizuar shpërthimin në epiqendër kanë qenë thelbësore për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit,” tha ai. “Kina e identifikoi patogjenin në kohë rekord dhe e ndau atë menjëherë, gjë që çoi në zhvillimin e shpejtë të mjeteve diagnostikuese.”

Presidenti Donald Trump u informua për shpërthimin e sëmundjes nga ata që ai i quan “agjensi të mëdha” që punojnë me Kinën.

“Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë zhvillimet në vazhdim. Ne kemi ekspertët më të mirë kudo në botë dhe ata janë në krye të situatës 24/7,” tha presidenti në Twitter.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se po konsideron kufizime të mëtejshme për linjat ajrore amerikane që fluturojnë për në Kinë, përveç kufizimeve vullnetare nga disa kompani ajrore. Akoma nuk është vendosur nëse do të ketë një ndalim të udhëtimeve.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se asnjë prej 195 pasagjerëve amerikanë të evakuuar të mërkurën nga Ëuhan nuk treguan simptoma të koronavirus. Ata do të qëndrojnë në një bazë ushtarake amerikane në Kaliforni të paktën deri në fund të javës.

CDC tha që rreziku për amerikanët është i ulët. Agjensia po punon me OBSH për të çuar një ekip amerikan në Kinë sa më shpejt të jetë e mundur.