Tropojë, asgjësohen 900 bimë kanabis sativa, në kërkim 58 vjeçari

512
Në sajë të një operacioni antikanabis i koduar “Kërrnaja”, policia e Tropojës ka bërë të mundur asgjësimin e rreth 900 bimëve kanabis sativa, ndërsa kanë shpallur në kërkim një person. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në pyllin e fshatit Kërrnajë, në vendin e quajtur “Përroi i Kamës”, janë gjetur 8 parcela me 900 bimë narkotike, të cilat varionin deri në 120 cm, ndërsa ishin kultivuar në parcela të hapura rishtas. 
Në përfundim të veprimeve hetimore ka filluar procedim penal dhe është bërë shpallja në kërkim për 58 vjeçari Hazil Madani, personi i cili është pronar i tokës ku ishte mbjellë bima narkotike. Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Sigal