239 vjetori i pavarësisë së SHBA-ve, Lu pritje me personalitete të vendit

509
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, me 239 vjetorit të shpalljes së pavarësisë në një pritje në Pallatin e Brigadave ku ishin të pranishëm personalitete të jetës politike dhe asaj diplomatike, ka zgjedhur të promovojë të drejatt e barabarta që perosnat me aftësi të kufizuar kanë me të gjithë. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Donald Lu tha se Shqipëria dhe SHBA bashkëndajnë nisma për këta persona.
“Shqipëria dhe SHBA bashkëndajnë vizionin që të gjithë qytetarët tanë të përmbushin potencialin e plotë. Shpresoj të bashkoheni me mua me një duartrokitje për të kremtuar ditëlindjen e Amerikës dhe për të festuar arritjet e amerikaneve dhe shqiptarëve me aftësi të kufizuar, si dhe kontributetet e tyre frymezuese për të dy kombet e mëdha. Amerikanët janë më shumë sesa thjesht çizmat e kaubojsave në filmat e Hollivudit”, tha Lu.
Dhe si për të konfirmuar atë që ambasadori amerikan tha zv/ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale që vjen pikërisht nga kjo kategori dha disa shembuj të atyre që I kanë fituar këto të drejta. “Për Livian momenti më i bukur ishte kur i ofruan pozicionin e mësueses së vizatimit. Livia është një piktore e arirë me dy ekspozita vetiake, me piktura dhe ekspozita të saj”.
Sigal