Shëtiste në qytet, policia gjobit 37-vjeçaren me COVID-19 në Berat

42

Policia ka ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë një 37-vjecare, e cila edhe pse ishte pozitive me COVID-19, ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit, duke dale nga banesa.

Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se shtetasja E. Z., nga Berati, e cila është infektuar nga COVID-19, kishte shkelur rregullat e vetëkarantinimit dhe kishte dalë jashtë banesës, duke u bërë burim infektimi për personat e tjerë. Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700.000 lekë.

Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.