Tritan Shehu: Ndaloni projektin për landfillin në Përmet, do të shkaktojë katastrofë mjedisore

224
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu me një postim në Facebook është shprehur kundër ndërtimit të landfillit të plehrave në Piskovë të Përmetit.

Sipas tij landfilli do të jetë vetëm pak metra larg shtëpive të banuara, bagëtive dhe kafshëve dhe për më tepër pranë Frashërit i shpallur “Park Kombëtar”.

Shehu shkruan se  dëmet e këtij projekti do të jenë të mëdha për shkak të papërgjegjshmërisë.

Mund të jetë një imazh i natyra

Postimi i plotë

Piskova e Permetit rrezikon nje katastrofe mjedisore, shendetesore dhe ekonomike!

Prandaj banoret e Piskoves e me gjere jane duke protestuar, por askush nuk po i degjon.

Landfilli i plehrave, qe po ndertohet per depozitimin e tyre aty, ne nje vend krejt te pa pershtatshem, me te drejte ka ngjallur zemerimin e banoreve te zones.

Vend ndodhja eshte vetem 200 m larg impiantit te ujit te pijsherm, afer lumit Vjose, ne nje zone intensive bujqesore e blegtorale.

Dhe per me keq kjo kerkon te realizohet menjehere sapo merr kthesen per Frasher, pikerisht ne ate zone ku dhe tabela shenon “Park Kombetar”!

Ne kete menyre demet e ketij projekti jo transparent, krejt te pa studjuar e te pa argumentur jane te shumellojeshme ne shendet, ambjent, nivel te zones turistike, si dhe me kontaminim e ujit te pijshem dhe te lumit.

Si rjedhoje aty do te demtohet edhe bujqesia, blegtoria, blete rritja etj.

Dhe e gjithe kjo behet pa mirekuptimin e banoreve, ne menyre arbitrare, per te mos folur per nevojen e nje referendumi lokal per nje projekt te tille.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Dhe me komikja eshte se atyre u thuhet:

„Ky eshte nje projekt i perkoheshem, duroni nja 5 vite e me tej zona do pyllezohet“

Pa pergjegjeshmeri i larte kjo, sikur te flitet per 5 dite!

Nga ana tjeter mos te harojme se demet e tilla mjedisore, ne shendet, prodhim, turizem etj, jane polivalente dhe afat gjate, edhe sikur ky 5 vjecar te ishte i vertete!

Organet perkatese duhet te nderhyne menjehere per ndalimin e ketij projekti, rishqyrtimin e tij jo vetem me specialiste, por dhe duke dialoguar qarte e gjeresisht me banoret e atyshem, bashkevendosur nen nje transparence te plote.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "VOLVO VOLVO Tam"