E rëndë në Francë/ 29-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në qeli në Nisë

311
Sigal

Një shqiptar 29 vjeç i quajtur Refik Mata, i dënuar disa herë për vjedhje në Francë, është gjetur pa shenja jete në një burg në qytetin e Nisës.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e 17 dhjetorit. Paraprakisht është hetuar ndodhia për vetëvrasje, por avokati i shqiptarit hedh dyshime.

Avokati Julie Buano ka deklaruar se Mata, një ditë para se të gjendej i vdekur, kishte pasur përplasje me gjyqtarin e çështjes. Po ashtu, avokati ka thënë se në një seancë e kishte gjetur klientin e tij me fytyrë të enjtur.

Gardianët e burgut në Nisë kanë deklaruar se Mata ka pasur përplasje edhe me të burgosur të tjerë e se prej gjashtë muajsh nuk ndihej mirë.

“Për gjashtë muaj me radhë unë kam raportuar se klienti im ishte në një gjendje aspak të mirë. Në 7 tetor patëm një debat pak përpara dhënies nga gjykata të masës së dënimit. Kur klienti im erdhi në gjykatë e kishte fytyrën të ënjtur e me shenja. Prokurorët më siguruan se do të nisnin një hetim por nuk më sollën asnjë përgjigje,”- ka deklaruar avokati Me Julie Boano.