Tregu i pasurive të paluajtshme “lulëzon”! Shitjet kulmojnë në gati 300 milionë euro, por bien investimet e huaja

27
Sigal

Rekordin e mban kryeqyteti, në linjë dhe me shtimin e shpejtë të lejeve të ndërtimit. Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror, rreth 70% e totalit të dhënë në gjithë vendin.

Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve. Në tremujorin e parë të këtij viti, sipërfaqja e lejeve u reduktua ndjeshëm.

Në kontrast me rritjen e shpejtë të ndërtimeve, popullsia në Tiranë nuk po shtohet më me ritme aq të shpejta.

Nga viti 2012 deri në 2018-n, të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia e Tiranës shtohej mesatarisht me 20 mijë persona në vit. Por, që nga viti 2019, shtesa e popullsisë në Tiranë është zvogëluar ndjeshëm, teksa dhe kryeqyteti nuk i ka shpëtuar tendencës së emigracionit dhe plakjes graduale të popullsisë.

Në 2019-2020, kryeqyteti kishte 11 mijë banorë më shumë, shifër që u përgjysmua në vitet në vijim. Në 2022, , popullsia në kryeqytet u shtua me vetëm 5.75 mijë persona, që është shtesa më e ulët historike, të paktën që nga viti 2011, kur INSTAT raporton të dhënat.

INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë në vitin 2022 ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet, që nga periudha e pandemisë, duke u tkurrur me 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak.

Gjithsesi, rënia e popullsisë së vendit është kompensuar disi nga interesi i të huajve për të blerë, por që është më i lartë në zonat bregdetare të vendit.

Shitjet u rritën, por investimet e huaja në pasuri të paluajtshme ranë në T I

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme u rritën ndjeshëm vitin e fundit, ndonëse u ngadalësuan në treujorin e parë. Statistikat e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Investimet e Huaja Direkte (IHD) në pasuri të paluajtshme ishin 49 milionë euro, ose 25% më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ky është dhe fluksi më i ulët tremujor që prej fillimit të vitit 2021, teksa një pjesë e madhe e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme në tremujorin e parë nuk rezulton që ka ardhur nga të huajt.

Tregu i pasurive të paluajtshme “lulëzon”! Shitjet

Tregu i pasurive të paluajtshme “lulëzon”! Shitjet