Tregtari i qivureve, drejtor arsimi

907
Letra e plotë e dërguar nga Sokol Hysenaj
Jam diplomuar mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin “E. Çabej” në Gjirokastër, kam kryer Master Profesional dhe Master Shkencor me mesatare 9. 5 në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë. Jam autor i 5 vëllimeve me poezi, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, kam punuar si gazetar në gazetën “Dielli” dhe televizionin “Apollon” Fier. Për vite me radhë ëndërrova të punoja mësimdhënës, por ky pasion dhe profesion mu pre mizorisht nga gërshërët e korrupsionit. Kështu vuaj dënimin nga pronari i radhës i Zyrës Arsimore Mallakastër, Gentian Dervishaj. Firma e tij është çelësi i magazinës për dhjetëra mësues që rrinë të heshtur. Legjenda e vendit të punës ka një nyje me legjendën e bukës, ndaj janë gjuhë prerë për çka shohin e dinë përditë. Por kush është pronari i Zyrës Arsimore Mallakastër? 

Z. Gentian Dervishaj, ka përfunduar studimet e larta me kohë të pjesshme në degën Ekonomik, në Fakultetin e Gjirokastrës. S’ka punuar kurrë në jetën e tij në mësimdhënie dhe zanati i tij ka qenë bërja e qivureve në Fratar të Mallakastrës. Hapi një pikë mermeri dhe bënte qivure për tërë zonën. Meqë bëri ca lekë, vendosi të shkollohej me kohë të pjesshme në Gjirokastër. Unë pres me vite në derën e zyrës së pronarit, sikur të isha te porta e pikës së mermerit. Nën sqetull mbaj një mori me dokumente, që pronari nuk mori kurrë mundimin as t’i shoh. Si unë në atë derë të zymtë presin mësues, presin nxënës, pret e ardhmja. Por nga një njeri që ka përvojë vetëm për të bërë qivure, ka vite që po i bënë një qivur të madh arsimit në Mallakastër. Veç korrupsioni, ka fuqi të vendosi njerëz të tillë nëpër poste drejtuese. Veç korrupsionit, se çan kokën për dëmin që sjell në fidanishten e së ardhmes. Është gangrenë që bisturia e reformave duhet ta shkuli me rrënjë.

 Çdo emërim, punësim, transferim nuk bëhet për të mirën e punës, por për interesa e përfitime të ulëta që e poshtërojnë deri në skajet më të ulëta emrin dhe dinjitetin e mësuesit. Mbi gjuhë ka udhëzimet dhe kriteret e ministres së Arsimit, por i shkel sa herë që ia kërkojnë interesat dhe dëshirat e tij meskine. Portalin zyrtar të Ministrisë së Arsimit, ai e sheh si një listë të thjeshtë bakalli. Herë e fillon nga fundi dhe herë nga mesi, sipas trashësisë së zarfit apo favoreve të tjera. Për një vend pune Mësues Letërsie në fshatin Lapulec, Mallakastër, ngriti tre herë komisione, me përfaqësues edhe nga drejtoria Arsimore Mallakastër, Fiqerete Malaj dhe të tri herët i anuloi, madje ndryshoi dhe përfaqësuesen e drejtorisë për tre kandidatët e listuar ne portal. Në portalin e Ministrisë së Arsimit, kam marrë 42 pikë dhe jam i pari në renditje. Pasi nuk mora asnjë përgjigje për konkursin absurd, ju drejtova përsëri Zyrës Arsimore Mallakastër, Drejtorisë Arsimore Fier (në veçanti drejtorit të Drejtorisë Arsimore Fier, Shkëlqim Allkaj, me të cilin kam përfunduar dhe studimet e larta), Ministrisë së Arsimit Tiranë, dy herë me shkresë zyrtare. Vendi i punës në fshatin Lapulec, tashmë është i zënë nga një tjetër kandidat, sipas dëshirës dhe interesit të fuqiplotit në Arsimin e Mallakastrës. 
Sigal