Fier: Kapet me 16 doza heroinë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari

456
Sektori për narkotikët dhe trafiqet në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Fast” ku si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Paris Kurti, 23 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muço”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Gafurr Muco”, ky shtetas u kap me një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë prej 16 dozash, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë shkallës parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndës narkotike”.
Sigal