Shkodër: Fundoset varka me dy peshkatarë në lumin Buna, njëri shpëton, tjetri i zhdukur

460
Një varkë peshkimi është mbytur mbrëmjen e sotme në Lumin Buna. Në varkën e mbytur gjendeshin dy pershkatarë, ku njëri prej tyre është mbytur, ndërsa një tjetër ka arritur të shpëtojë. Dy peshkatarët pas fundosjes së varkës, janë përpjekur të dalin në breng me not, por vetëm njëri prej tyre ia ka arritur. Pershkatari i mbytur është Ismet Shaba, 52 vjeç, ndërsa peshkatari që arriti të dilte me not në breg është Isuf Vejuka, 59-vjeç. Polumbarët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë në kërkim të trupit të peshkatarit të mbytur. 
Sigal