“Tre Tenorët për Ukrainën”

148
Sigal

Më 18 shtator, ora 19:00 Edmond Tullumani sjell për publikun në sallën e  TOB në Tiranë, koncertin tradicional “Tre Tenorët për Ukrainën”-“Artistët për Artistët”

Më 18 shtator 2022, në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, vjen për publikun koncerti tradicional “Tre Tenorët”, nga producenti Edmond Tullumani. Këtë vit “Tre Tenorët” i dedikohet Ukrainës, me mesazhin “Artistët për artistët” dhe pjesëmarrjen e këngëtarëve e muzikantëve nga Ukraina, Shqipëria e vende të tjera. Do të ngjiten në skenë tenorët Mykhailo Malafii-Ukrainë; Klodjan Kaçani-Shqipëri; Vitaly Kovalchuk-Ukrainë. Biletat shiten çdo ditë nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00 në sportelin e TKOB.

Zhvillimi i koncertit “Tre Tenorët” ka krijuar tashmë traditën dhe historinë e tij. Gjatë rrugëtimit të tij, ky aktivitet ka rezervuar për çdo vit pjesëmarrjen e artistëve më të suksesshëm të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, i pasuruar gjithmonë me elementë të ndryshëm të përmbajtjes skenike, skenografike, repertorit, skenarit, etj. Të ftuar në këtë koncert që merr një vëmendje të madhe nga publiku në çdo vit të zhvillimit të tij do jenë dhe sopranoja e njohur Ramona Tullumani dhe pianisti Genc Tukiçi.