Ishte nisur nga Komani për në Tropojë, trageti me pasagjerë kthehet mbrapsht për shkak të motit

133
Sigal

Trageti me pasagjerë nga Komani drejt zonës së Tropojës është detyruar të kthehet mbrapsht.

Shkak i kësaj janë bere mungesa e pastrimit të aluvioneve dhe inerteve te cilat i sjellin në liqenin e Komanit nga përrenjtë malore si ai i Berishës dhe i Merturit.

Për pasojë nga dita e djeshme dhe sot tragetet me turistë nuk kanë lundruar në drejtim të Tropojës.

Prej ditës së sotme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq.

Si pasojë e motit të keq dhe erës së fortë, Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit në gjirin e Vlorës.

Ndërsa në disa fshatra në Kukës dhe Tropojë reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje.