Analiza/ Hyqmet Zane: Shqipëria vuan neodiktaturën; rinia ikën se i humbi shpresa, fëmijët braktisin shkollën duke vrarë të ardhmen

78
Sigal

Rinia ikën se i humbi shpresa, fëmijët braktisin shkollën duke vrarë të ardhmen, Shqipëria vuan neodiktaturën

 Duhet ngritur në këmbë se bëhet fjalë për të ardhen e brzave , dhe për miliona e miliona vjedhje që i bëhen taskapaguesit popull në emër të popullit

 Iku një javë nga fillimi i vitit shkollor 2022-2023 për sistemin parauniversitar dhe si mësues sot rishtaz në pension jam trishtuar shumë kur lajmi i ditës së parë ishte braktisja e shkollave nga nxënësit, mbyllja e shkollave në shumë zona. Mungesa e nxënësve në klasa është dëmi më i madh që i shkaktohet kombit, sepse po i vritet e ardhmja nga mosarsimimi. E kemi dëgjuar që thuhet se “si është arsimi sot, do jetë e ardhmja nesër” dhe më shumë ka mbetur si një sllogan se sa një vëmendje strategjike për Shqipërinë se po ndodh vërtet një gjë e tillë. E gjithë kjo situatë është në inkron me ikjen nga vendi veçanërisht të rinisë, por edhe të familjeve të tëra në vendet europiane, ku bie në sy Anglia dhe Gjermania, pa harruar shtetet e tjera. Është një ikje pa kthim që po aq shumë të trishton se vendit po i ikën shpresa për Shqipërinë, sepse e themi që rinia është gjeneruese e vlerave. Edhe pse në këtë situatë, në këtë vend numri i punonjësve në administratë është rritur frikshëm deri më rreth 186 mijë vetë në fund të qershorit të këtij viti, me një rritje prej gati 1,500 vetësh në krahasim me marsin, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të publikuara nga INSTAT. Është kjo situatë që të çon tek pohimi se në policinë e shtetit mungojnë rreth 800 policë dhe është rritur në të mosha e vjetër, sepse të rinjtë vetëm ikin. Edhe këta që kanë mbetur në një formë a në një tjetër kjo ka një ndikim potent në lulëzimin e krimit dhe bashkëpunimin me hir a me pahir të policisë me kriminelët dhe trafikantët e shumë. Më keq akoma kriminaliteti i rritur me vrasje të të gjithë niveleve dhe në të gjithë territorin, janë pasoja të rritjes së kontigjenteve me synime krimi. Si kular që i rri demit në qafë për t’iu nënshtruar të zotit, shqiptarëve po u rri qeverisja me skandalet e hajdutërisë të të gjithave niveleve, ku më të lakuarit janë kryeministri, ministrat dhe bashkëpunëtorët e tyre oligarkë. Bëhet fjalë për miliona e miliona euro në kurriz të “gomarit” popull, që i marrin projektet inekzistente apo ato të zbatuara keq e më keq nga “investitorë enigmatikë” që kryeministri i pari nuk e shikon kështu.

Por kur shikon se edhe pedagogët e universiteteve hidhen në grevë dhe kërkojnë rritjen e pagës, në një kohë që auditoret janë boshatisur dhe sidomos degët e mësuesisë janë aspak të preferuara dhe janë mbyllur fare, kjo po dikton edhe ikjen e trurit. Ku po shkojmë? Të vetmit që nuk protestojnë në këtë vend janë administrata sidoqë të vijë puna, se kjo administratë ka pas vetes si hije patronazhistët – spiunë që furnizojnë kryeministrin me lajmet për secilin se ai është kryepatronazhisti. Po ashtu edhe pensionistët ankohen, por në proetstë ata nuk shkojnë se ose janë të pafuqishëm shëndetërisht, ose janë mbështetës besnik të qeverisjes vazhduese e misionit të Enver Hoxhës, ose e kanë zgjidhur hallin me paratë e fëmijëve që u dërgojnë nga jashtë vendit. As ata “qytetarët modernë” të Tiranës nuk protestojnë se ata janë në kafene duke bërë biseda për kotësirat me gjuhë provinciale dhe marrin nëpër gojë politikanët e opozitës, sepse Edin e kanë “tironsin” e tyre dhe ai është i “zgjuar” dhe ua hedh demokratëve. O Zot sa trishtuese është kjo situatë, që mban vulën “alla shqiptare”, sepse europianët e vërtetë dhe qytetarët e nderuar në Europë për disa cent apo për pak gjëra që u mungojnë ngrihen në këmbë dhe e “djegin” vendin dhe jo ma të bëhet fjalë për miliona e miliona vjedhje që i bëhen taskapaguesit popull në emër të popullit. Nëse kancelari gjerman u cilësua i ndruari i vendit të tij se ishte ai që shëmbi murin e Berlinit, vetëm për një gjest që me paratë kishte përdorur fonde e mjaftë të shohësh dhe dëgjon se si vëllai vret vëllanë, djali qëllon e vret babanë apo fqinji grindet e shahet me fqinjin e vet a thua se janë armiq për jetë. Lind pyetja se çfarë po ndodh – po çmendet shoqëria shqiptare apo ne kemi rënë në lumin e marrëzisë ku urtësia nuk vlen të thuhet se vendin e drejton marrëzia mafioze e një kryeministri?

Eurostati konstaton se gjysma e popullsisë shqitpare ka rënë në varfëri saqë ka humbur ndjesia e dëshirës për të besuar se ky vend do të bëhet apo jo! Se folëm për rilindje dhe atë e kemi humbur. Varfëria, mosshkollimi, mungesa e shtetit, deformimi i institucionit të familjes, degjerimi i institucioneve të shtetit në atë farë feje sa ndjehesh i frikësuar se mos pranë ke ndonjë patronazhist e ai të përgjon, sa mund të thuhet se kompleksi i së keqes po degradojnë shoqërinë duke e kthyer në një mjedis ku mbizotëron plumbi e jo arësyeja e logjika. Ndaj thënia shkodrane se “i miri rron sa don i ligu” në këtë vend ka vlerën e vet reale. Me dashje apo pa dashje me votimin e së keqes shqiptarët po votojnë neodiktaturën edhe me ndihmën e atyre që quhen ambasadorë të vendeve që shqiptarët i ëndërronin për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Por tani atë nuk e bënë dhe po ikin rinia dhe familja në Europë, po braktis fëmija të ardhmen, po vuan pleqëria vetminë dhe “sulltani” sundimtar bën gallatë me mënyrën e tij prej gallataxhiu.

Dikur dëgjoheshin të urtët për fjalët që thoshin, tamam ashtu siç pyetën Aristotelin se “Çfarë është shpresa?” dhe ai u përgjigj se është “Ëndrra e një njeriu të zgjuar”. Shumë e drejtë, po nëse dikur opinioni publik ishte shumë i fuqishëm, sot ai ka degraduar se e blen patronazhisti me porosinë e kryepatronazhistit që shpik çdo gjë për ta vrarë opinionin me të gjithë makinërinë e propogandës dhe me ndihmën e ambasadores së Sorosit që hesht para së keqes së spikatur dhe mbush opinionin për Berishën dhe Metën a thua se ata janë qeveritarët, në një kohë që ata po denoncojnë me fakte se vendi po kthehet në një lavatriçe parash të pista. Me siguri që shoqëria shqiptare po rrënohet dhe bashkë me të edhe mirëkuptimi dhe toleranca dhe ka lulëzuar mafia e trafikimi, ikja dhe frika për të ardhmen. Edhe Aleksandri i madh ka pasur një frikë kur është shprehur se “Nuk kam frikë nga një ushtri Luanësh që udhëhiqet nga një Dele, por kam frikë nga një ushtri Delesh që udhëhiqet nga një Luan”.