Tre muaj pa marrë pagat, punonjësit e një rrobaqepësie në Shkodër në protestë: Depozituam kallëzim në prokurori, kërkojmë drejtësi

209
Sigal

Rreth 30 punonjës të një rrobaqepësie në Shkodër, prej 3 muajsh nuk kanë marrë as pagat e as sigurimet shoqërore!

Nga muaji korrik dhe shtator ato nuk janë papaguar! Pronari i kompanisë me 13 shtator ka mbyllur biznesin duke hapur një tjetër biznes, por pa i paguar punëtorët!

“Ne kemi punuar dhe nuk jemi paguar, madje nuk kemi marrë as ditët e pushimit që na takojnë me ligj dhe nuk janë paguar as sigurimet shoqërore e shëndetësore”, është shprehur punonjëse.

Këta të fundit kanë depozituar kallëzim në prokurori, ndërsa ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Ata kërkojnë të sigurojnë të ardhurat e familjes dhe kërkojnë drejtësi!

“Kërkojmë vetëm paratë tona që na takojnë, nuk duam asgjë tjetër”, ka thënë një tjetër punonjëse.

Pronari u ka prerë shpresat duke u thënë se asnjë pagë nuk do të marrin, kjo edhe si një hakmarrje ndaj kallëzimit që kanë bërë në prokurori.

30 familjare apelojnë ndaj institucioneve qe të  ndërhyjnë tek firma në mënyrë që ato të marrin 3 muajt e papaguar .