Tragjedi në Rally, piloti aksidenton për vdekje tifozin

469
Sigal

Pista e Monte Carlos ku është zhvilluar gara e parë e Botërorit të Relly-t për këtë sezon, ka rezultuar fatale për një nga tifozët që po ndiqte garën. Piloti i Hyndait, Hayden Paddon shkaktoi aksident pasi u përplas gjatë provës speciale të garës duke shkaktuar 1 viktimë.

Pas ekspertizës mësohet se shkaku i aksidentit u bë asfalti i ngrirë kur makina e Paddon pasi u rrotullua, u përplas në fillim me masën shkëmbore që ndodhet në anë të rrugës dhe më pas me tifozin që ndodhej aty. Edhe pse ndihma i erdhi në çast duke e transportuar menjëherë në spital, gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe nuk mundi të mbijetonte.
Fatale në këtë ngjarje ishte edhe pozicionimi i tifozut, i cili ishte vendosur menjëherë pas daljes së kthesës dhe pa mbrojtëse. Prova fillimisht u pezullua, por më pas drejtuesit e Botërorit të rally e anuluan atë. Këtë provë e fitoi Thierry Neuville, shok skuadre i Paddon te Huyndai.

Pas ngjarjes tragjike foli vetë Paddon që në pamje të parë dukej shumë i hidhëruar me veten e tij. Duke iu shprehur ngushëllimet të gjithë të afërmëve, piloti I Hyndait theksoi se ngjarje të tilla janë shumë të tmerrshme dhe që shpreson që të mos ndodhin kurrë më.

Më pas me rradhë përcollën ngushëllimet vetë drejtuesit e Hyndait dhe ata të Botërorit të Relly.