Aksident rrugor, vdesin dy shqiptarë në Greqi

606
Përplasja e një kamioni me një fuoristradë në Patra të Greqisë ka përfunduar me tre të vdekur, dy nga ata shqiptarë. Mediat greke shkruajnë se viktima të këtij aksidenti janë: greku 51-vjeçar Christos Magkiras dhe dy shqiptarët Hava Majko, 49 vjeç, dhe Neim Qamili, 48 vjeç.
Të tre viktimat si dhe dy të plagosur të tjerë, po shqiptarë, po ktheheshin nga puna në bujqësi me një foristradë.
Mediat greke shkruajnë se kamioni i cili transportonte mish, rrëshqiti dhe kaloi në krahun e kundërt të autostradës, duke u përplasur ballë për ballë me fuoristradën që drejtohej nga greku. Por dësmitarë në zonë kanë thënë se në vendin ku ndodhi aksidenti nuk punonin as semaforët.
Sigal