E vranë një njeri këtë natë
Me plumb a tjetër send
Veç një gjë që duket saktë
Që ishte marrë një jetë.
E vranë një njeri, e vranë
Dhe të gjithë iknin qetë – qetë
Ç’është kështu? – asnjeri s’tha
Dhe pse kish ikur një jetë.
Dhe ndodhi kjo në mes të natës
Por mund të ndodhë dhe një mëngjes
Në mes të sheshit shfaqen vrasës
Që vijnë të vrasin dhe pa pagesë.
U përhap lajmi atë mëngjes
Vranë një njeri, e vranë të shkretën
Dhe e quan veten më i ndershmi
Dhe ai që të merr jetën.
Flas Me Gjuhën E Zemrës
Po të flas me gjuhën e zemrës
Gjuhën e ëmbël të bilbilit
Me tonet e bukura të këngës
Stolisur me aromën e trëdafilit.
Po të flas, ashtu si i flet fëmijës nëna
Që të mos e lëndoja kurrë shpirtin tënd
Se, po të të lëndoja, do më dhimbte zemra
E do pushonte së rrahuri në vend
Nëse Një Ditë…
Nëse një ditë, zërin s‘ma dëgjon më
Dhe ti ke shumë mallë për mua
Lexoji vargjet e dedikuara një nga një!
Aty do kuptosh se të kam dashur dhe të dua.
Kur të jeshë e trishtuar e gjendesh në vështirësi
Të gjitha premtimet e mia, ti, mbaji në mend
Gjithmonë, me shpirt e zemër do të jem te ti
Në çdo kohë do jemë dielli i agimit tënd.
Nëse ndihesh vetëm e në shpirt ke ftohtë
E rrotull teje nuk shikon më dritë
Mendo dashurinë tonë të ngrohtë!
Me ‘te s‘do ndihesh vetëm, për asnjë ditë.




















