Tiranë/ Ishte duke punuar, 67-vjeçarja rrëzohet nga tarraca e banesës, humb jetën në spital

161
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Tiranë.

Një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e banesës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu”. 67-vjeçarja S.Ç në momentin e ngjarjes ka qenë duke punuar në tarracë.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.