FOTO/ Aksident te Ura e Gjolës, makina i pret rrugën kamionit, plagosen dy persona

317
Sigal

Një aksident është regjistruar në vendin e  quajtur “Ura e Gjolës”.

Drejtuesi i automjetit tip Land Rover i ka prerë rrugën një kamion.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i Land Rover dhe pasagjeri që udhëtonte me të.

Sakaq është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të sharruar dyert për të bërë të mundur edhe nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti.

Ndërkaq nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa mësohet se janë transportuar me urgjencë në spital.

277730346 2334747136663969 1589183297287324975 N

277586615 2334747089997307 7943125329798974137 N

277672136 2334747046663978 7448275690517289764 N

277664250 2334746976663985 3780384123197311201 N