Tiranë – Dy vëllezër janë dhunuar keqazi tek “Ali Demit”, shkak është bërë një borxh i pakthyer

475

Sigal

Dy vëllezër janë dhunuar keqazi me sende të forta gjatë mesnatës në rrugën “Zonja Curre” në zonën e “Ali Demit”, ndërsa shkak është bërë një borxh i pakthyer, siç bën me dije policia e Tiranës.

Blutë e kryeqytetit thonë se dy vëllezërit Denis J. 21 vjeç dhe Alban J. 25 vjeç i kishin marrë 500 mijë lekë borxh personit që i ka dhunuar dhe nuk ia kishin kthyer në kohë. Kjo ka bërë që ai t’ju zërë pritë në mesnatë dhe t’i bëjë për spital.

Policia thotë ndër të tjera se ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin.