Tirana gjashtë orë pa drita! OSHEE njofton qytetarët: Zonat dhe oraret që do të stakohet energjia elektrike

206
Sigal

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar qytetarët e Tiranës se ditën e nesërme, në disa zona të kryqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të OSHEE, energjia do të stakohet në këto zona: pjesërisht rruga “Odhise Paskali”, rruga “Hoxha Tahsim” dhe rruga “Qazim Vathi”, nga ora 9:00 deri në 15:00.

Njoftim për abonentët Tiranë:

Stakim, 29 korrik Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 29 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht rruga “Odhise Paskali”, rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Qazim Vathi”.