Tirana, 4 ditë Qendra e Bizneseve. Nis Panairi Ndërkombëtar “Klik Expo Group”

50
Sigal

Tirana kryeqendër e mbi 200 bizneseve dhe sipërmarrjeve nga 20 shtete të botës

Mbi 200 biznese dhe sipërmarrje vendase dhe të huaja nga 20 shtete të botës, marrin pjesë në edicionin e 29 -të, të Panairi Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga “Klik Ekspo Group”.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, ngjarja më e madhe e sipërmarrjes në Shqipëri ka hapur siparin e tij pasditen e së mërkurës, në një ceremoni ku ishin të ftuar përfaqësues të qeverisë shqiptare, trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe nga sipërmarrës nga vendi, rajoni dhe bota. Panari i Klikut vjen në këtë event të rëndësishëm pas një rrugëtim të gjatë që ka shënjuar një epokë më vete në ekonominë shqiptare, me sjelljen në Shqipëri të qindra sipërmarrësve të huaj, të cilët kanë vendosur të investojnë në vendin tonë në fusha të ndryshme si turizmi, energjetika, bujqësia, blegtoria, industria agrorushqimore dhe teknologjia.

Presidenti i Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj në çeljen e ceremonisë, i uroi mirëseardhjen kompanive pjesëmarrëse dhe gjithë të ftuarve të tjerë, ndërsa theksoi se ky 29 vjetor i Panairit te Klikut sjell risi dhe diversifikin bashkëpunimi për ekspozues e miq nga bota mbarë.

“Panairi i këtij viti është kompozuar të jetë një ekspozitë madhështore, duke bashkuar një mori ndërmarrjesh bujqësore nga i gjithë Ballkani. Do të shërbejë si një qendër e gjallë network ku kompanitë e specializuara në sektorë të ndryshëm bujqësorë mund të lidhen, të krijojnë marrëdhënie të reja biznesi dhe të eksplorojnë mundësi bashkëpunimi. Këto ndërveprime priten të sjellin një valë perspektivash të reja biznesi, duke hapur rrugën për bashkëpunime dhe inovacione të ardhshme brenda rajonit”, tha Muhametaj.

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së panairit, Mehmet Develioğlu, nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë së Stambollit(İTO) në u shpreh se mes dy vendeve ka lidhje me rrënjë të thella të mbështetura në historinë dhe në vlera të përbashkëta. “Këto lidhje përbëjnë garancinë për themelin e marrëdhënieve të përjetshme të miqësisë midis popullit shqiptar dhe popullit turk dhe të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve. Ngritja në nivelin më të lartë e këtyre marrëdhënieve është detyra jonë, detyra e biznesmenëve”, tha Develioğlu.

Develioğlu u shpreh se Dhoma e Tregtisë së Stambollit vazhdon përpjekjet serioze për fuqizimin e lidhjeve  tregtare me vendet e Ballkanit, me të cilat tha ai, kanë lidhje historike. “Vëllimi tregtar midis dy vendeve tona tashmë e ka arritur objektivin e 1 miliard dollarëve të cilin e kishte përcaktuar presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në fillim të vitit 2022”, u shpreh Develioğlu.

Luel Muhametaj, Zv President i Klik Ekspo Group, u shpreh se fokusi i panairit këtë vit janë tri industri kryesore që përbëjnë shtyllat e tregut shqiptar, bujqësia, turizmi dhe ndërtimi. Këta sektorë mishërojnë frymën e gjallë të Shqipërisë, qëndrueshmërinë, plot burime dhe e gatshme për njohje ndërkombëtare. “Ne besojmë fuqinë transformuese të këtyre industrive, për të nxitur ekonominë tonë, për të krijuar mundësi domethënëse punësimi dhe për të shpalosur ofertat unike të Shqipërisë në botë. Vizioni ynë është të jemi organizatori kryesor i panaireve dhe lehtësues i Investimeve të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor, një qëllim për të cilin punojmë me përulësi, përkushtim dhe angazhim të palëkundur ndaj inovacionit”, tha Luel Muhametaj, Zv President i Klik Ekspo Group.

Nënkryetar i Bashkisë Tiranës, Andi Seferi duke falenderuar organizatorët për këtë aktivitet të rëndësishëm që vjen pas festave të flamurit dhe në muajin e festave e bën Tiranën qendrën e aktiviteteve rajonale dhe jo vetëm. “Viti 2023 po mbyllet me suksese në çdo aspekt, qoftë nga këndvështrimi ekonomik, ku Tirana është bërë një potencial i madh ekonomik, si në turizëm dhe në bujqësi, me rritje ekonomike dhe zhvillim” tha Seferi. Duke evidentuar se qasja e biznesit edhe qasja e këtij panairi është më energjike sesa viti i kaluar, sepse të gjithë faktorët ecin përpara dhe janë në funksion të marrëdhënieve ekonomike. “Duke dëgjuar fushat prioritare të kompanive që janë prezent në panair, si turizmi, ndërtimi, bujqësia dhe shumë fusha të tjera, duke theksuar ae edhe buxheti i Bashkisë së Tiranës për 2024, pikërisht ka në prioritetet tona këto fusha që jane prezente edhe në këtë panair. Dhe është shumë pozitive kur institucionet edhe biznesi janë në të njëjtin kah dhe ecin duke ndihmuar dhe u rrjetëzuar më njëra-tjetrën” tha Seferi.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi rëndësinë e panaireve duke shërbyer si vende takimi, urash komunikimi, informacioneve dhe kontakteve të ndryshme, ku lindin bashkëpunime shumë të rëndësishme. “Bashkia e Tiranës ka për të qenë një derë e hapur, një dorë që do të mbështesë gjithësecilin qoftë dhomat e tregtisë, qofte çdo biznes që është present në këtë panair, shtoi Andi Seferi Nënkryetar i Bashkisë Tiranës.

E pranishme në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Tiranës,
Nataliia Lehotska, Chargee d’Affaire e Ambasadës së Ukrainës falenderoi Shqipërinë për shpirtin dhe inkurajimin të shprehur në këto vite krize. “Në këtë kontekst është e rëndësishme të themi se Ukraina nuk është e vetme në këtë luftë, partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe vendin mik, Shqipërinë, qëndrojnë me ne dhe ndjejmë mbështetjen e Shqipërisë si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Edhe sot pjesëmarrja jonë është konfirmimi i qartë i kësaj mbështetjeje. I jemi mirënjohës mikut tonë shqiptar, për solidaritetin me popullin ukrainas. Sot marrëdhëniet tona dypalëshe po bëhen gjithnjë e më dinamike. Kjo vlen për bashkëpunimin ndërrajonal, kulturor, arsimor dhe të tjera, si dhe me kontaktet me njerëzit. Vetëm këtë vit kemi nënshkruar 3 memorandume për bashkëpunim mes qyteteve dhe rajoneve tona. Më shumë se 7000 ukrainas gjetën strehë të përkohshme këtu në Shqipëri, e cila tregon për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona në tregti dhe ekonomi”, tha Nataliia Lehotska, Chargee d’Affaire e Ambasadës së Ukrainës.

Duke shtuar se pjesëmarrja e Ukrainës në ngjarje e tillë ka një rëndësi të madhe për bashkëpunimet. “Sot fusha premtuese të bashkëpunimit dypalësh me Shqipërinë janë industria, energjia, transporti, bujqësia dhe turizmi dhe IT. Dhe shpresoj që rezultati kryesor i këtyre pesë ditëve të panairit do të jetë krijimi i partneriteteve të dyanshme të përfitimit midis kompanive shqiptare dhe ukrainase, si dhe vendosja e marrëdhënieve ekonomike të ngushta.

Enio Civici, Zëvendër minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shprehu vlerësimin për organizimin e panairit më të madh me përfshirjen integrale, dhe eficiente të të gjithë sektorit të bujqësisë të vendit tonë. “Ne sot flasim për përfshirje nga gjithë rajoni, kompani të cilat i përkasin një sektori që deri para disa vitesh konsiderohej i brendshëm lokal, apo vetem kombëtar. Konsiderojmë dhe vërtetojmë edhe njëherë këtu në panair që tashmë kur flasim për tregti ndërkombëtare dhe bashkëpunim të biznesit në rajon apo edhe më gjerë në botë mund të flasim edhe për sektorin e bujqësisë shqiptar, rajonal dhe ate të Ballkanit Perëndimor, tha Civici.

Zëvendësminitri falederoi pjesëmarrësit për krijimin e mundesive të reja të rritjes stë tregtisë dhe njohjeve të reja. “Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural angazhohet maksimqlosht për të lehtësuar punën e kompanive pjesëmarrëse në panair dhe jo vetëm, për të lehtësuar bashkëpunimin dhe komunikim me kundërpalet e tyre nga rajoni, dhe nga vendet e tjera të botës të cilët do jenë këto ditë këtu, për të vizituar nga të gjithë, mbi te gjitha për të ndërtuar marrëdhënie e reja të punës, të biznesit, të rritjes së punësimit pse jo të cilësisë së secilit produkt dhe shërbime që ne marrim çdo ditë nga ky sector” u shpreh Civici. Duke shtuar angazhimin e ministrisë për çdo bashkëpunim që mund të zhvillohet qoftë me të ftuarit që janë këtu si përfaqësues të shteteve të ndryshme, patjetër dhomat e tregtisë.

Atmosfera u ndez nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore që sollën një mozaik të kulturës e traditave nga jugu në veri, përmes kolorit të kostumeve popullore dhe interpretimeve magjepse të këngëtarëve e vallëtarëve.